Ri Chun Hee komunikon me pasion të madh me audiencën për të shpërndarë mesazhet propagandistike të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Ajo konsiderohet prezantuese kombëtare e gjithë vendit. Prezantuesja 70-vjeçare shfaqet gjithmonë e qeshur në edicionin e lajmeve, ndërsa sot dha lajmin për lëshimin me sukses të raketës balistike që shkaktoi reagimin e shteteve më të fuqishme botërore.

Ajo ka lindur në vitin 1943 dhe në vitin 1971 pas studimeve filloi të prezantonte lajmet në kanalin e vetëm shtetëror. Ajo ka bërë edhe dokumentarë të shumtë për udhëheqësit e Koresë së Veriut, sigurisht duke folur me pasion për ta. Mes lotësh, ajo njoftoi edhe vdekjen e liderit suprem të vendit Kim Il Sung në vitin 1994./tvklan.al