Zajmina Vasjari do të bëhet nënë. Lajmi qarkulloi fillimisht si një thashethem dhe më pas u konfirmua nga vetë ajo, por pa dhënë detaje të ndryshme nga kjo shtatzëni. Prej vitesh një fytyrë e njohur për publikun shqiptar, Zajmina duket se është larguar disi nga ekrani dhe tashmë ka vendosur t’i dedikohet biznesit.

Shtatzëninë është duke e shijuar jashtë Shqipërisë me partnerin e saj. Të dy kanë një lidhje të gjatë prej 17-vitesh dhe me sa duket, kanë vendosur të sjellin në jetë një fëmijë si frut i kësaj dashurie.

 Sipas mediave të ndryshme, i dashuri i Zajminës është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri te pasuritë e patundshme. Këngëtarja dhe biznesmeni u njohën kur Zaimina ishte vetëm 17 vjeçe. E pavarësisht ndarjeve e zënkave, janë kthyer gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.

Kujtojmë këtu se Zajmina i dha fund lidhjes së saj të gjatë me Klodianin pak kohë më parë, “ndarje” e cila zgjati vetëm tre muaj. Më pas çifti janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit e sëshpejti do të bëhen prindër.