Policia bëri me dije ditën e sotme se kishte zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur aktori Mishel Prela. Mësohet se për të vrarë Prelën, Ervin Zallumi ka paguar një shumë prej 80 mijë eurosh, por që personat në fjalë nuk mundën të vrasin aktorin, ndërsa vetëm një ditë më pas janë arrestuar nga policia.

Ashtu siç e bëri me dije policia, ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi në vitin 2010, Prela kishte plagosur me thikë 30-vjeçarin Zallumi.

Ai kishte qëndruar disa ditë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa aktori katër muaj më vonë u arrestua nga policia.

Global

Prela u dënua nga gjykata e Tiranës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa vetëm pak muaj kishte dalë nga burgu.

Që nga ajo kohë mësohet se marrëdhënie mes dy palëve ka qenë mjaft e tensionuar, çka ka çuar edhe në hakmarrjen e 30-vjeçarit.

T mobile In article [4]