Ndërkohë që presim me padurim të reja mbi binjakët e Beyonce dhe Jay-Z, kemi shijuar daljen në treg të albumit të këtij të fundit të titulluar ‘4:44’.

Albumi ishte mjaft personal, në të paraqiteshin pabesitë e reperit në jetë dhe mes disa zbulimeve, u bë publike edhe për nënën e tij se ishte lezbike.

Pas prezantimit ekskluziv të albumit, njëra prej këngëve e ka pushtuar internetin. Aty spikati një talent i ri, ndoshta i së ardhmes! Është vetëm pesë vjeç dhe fëmija e dy prindërve këngëtarë të famshëm: Blue-Ivy Carter!

‘Stili i lirë i Blue’ ishte fantastike! ‘Boom shakalaka’ ishte një thirrje e përsëritur e vogëlushes Blue, mjaft kreative artistikisht!

Kjo është paraqitja e dytë e saj pjesëmarrëse në albumet e të atit Jay-Z, pas këngës ‘Lavdi’ në vitin 2002, të publikuar vetëm dy ditë pas lindjes së vajzës.