Shikojeni një film apo serial ku dy personazhe ndahen, dhe e njëjta ngjarje do të përsëritet çdo herë: mashkulli fillon të dalë me shoqërinë e tij çdo natë, përderisa vajza zhytet në akullore.
Siç duket, ky pasqyrim është vetëm gjysmë i vërtetë. Edhe pse femrat kanë tendenca ta ndjenjë dhimbjen e një ndarje më intensivisht të parat, në periudhën afatgjate duket se meshkujt e kanë më të vështirë të rikuperohen nga ndarja.
Disa ekspertë, kanë anketuar 5,705 meshkuj e gra nga 96 shtete të ndryshme për t’i pyetur rreth dhimbjes fizike dhe emocionale që e ndjenjë pas një ndarje.
Dy gjinitë kishin pranuar se ndjenjë dhimbje fizike e emocionale pas një ndarje, por femrat kishin raportuar për dhimbje më të madhe sesa meshkujt. Megjithatë, sa i përket rikujtimit të memorieve që i kishin pasur së bashku, hulumtuesit kishin zbuluar se femrat janë më të prira t’i harrojnë ato, përderisa kur meshkujt rikujtojnë gjëra nga e kaluara, ende përjetojnë emocione negative të cilat asociohen me ndarjen.
Pra, kësisoj shkencëtarët kanë konkluduar se në periudhën afatgjate meshkujt e kanë ende të vështirë ndarjen, ndërsa femrat adaptohen me dhimbjen dhe vazhdojnë jetën!