Deputetja e zgjedhur nga koalicioni LAA, Mimoza Kusari-Lila, njëkohësisht edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, ka njoftuar se pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ajo do e “braktisë” Gjakovën.

Kryetarja e Gjakovës për pothuajse 4 vite ka vendosur që ta lë komunën, pasi arriti të zgjidhej deputete në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ajo për Indeksonline ka thënë se tashmë e ka deklaruar dorëheqjen në KQZ.

“E kam deklaruar tërheqjen pranë KQZ-së. Gjatë javës së ardhshme i kryej edhe procedurat tjera në varshmëri prej caktimit te seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. KQZ e kam njoftuar se e mbaj pozitën e deputetes” tha Kusari-Lila.