Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është politikani më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, Kurti ka arritur që të grumbulloi mbi 143 mijë vota.
Në fakt, Kurti ka marrë dhjetëra-mijëra vota më shumë se në kohën kur ishte kryetar i partisë së tij.
Në zgjedhjet e parafundit parlamentare, të mbajtuar më 2014, Kurti kishte grumbulluar 63 mijë vota, apo rreth 80 mijë vota më pak së këtë vit.
Partia e tij, VV, bëri rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje duke u bërë partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës.