Albin Kurti, Liburn Aliu,  Shqipe Pantina dhe  Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme.

Zëdhënsi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti përmes një postimi në facebook  ka thënë se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe  sipas tij as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

“Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV’ja.Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin.” ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit).

Ndërsa duke u referuar në njoftimin e Kuvendit të Kosovës sot në ora 15:00 përfundon regjistrimi i deputetëve.