Pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, Dardan Molliqaj sot ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga posti i Sekretarit Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë post pritet të marr deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi.

Ai thotë, se është i gatshëm të jetë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje për çfarëdo detyre që i caktohet.

“Sa i përket angazhimit tim, do të varet nga kërkesa që bën Lëvizja Vetëvendosje. Unë jam i gatshëm dhe jam në shërbim të partisë për gjithë detyrat që m’i japin”, ka thënë Kurteshi.

Dardan Molliqaj ka marrë gjithsej 49, 033 vota, ndërsa Ismail Kurteshi ka marr 9.096 vota.

T mobile In article [4]