Dikur kur e paguani faturën e parë dhe kohën kur filloni që të ankoheni për dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës është koha kur ne aktualisht fillojmë tranzicionin nga fëmija në të rritur.

Në një publikim të fundit në Reddit, një person tentoi që t’i marrë mendimet e të tjerëve sa i përket çastit kur ata e kishin kuptuar se nuk ishin të rinj më.

“Kur ishte momenti i parë kur keni menduar ‘Nuk jam më i ri?’”, kishte qenë pyetja e tij.

Një person kishte përmendur jetën e natës, kur gjatë një dalje të tij, ishte ankuar për zhurmën dhe tymin që e kishin bërë të largohej nga ai vend menjëherë.

Njëri shtoi se ishte momenti kur shoqëria e tij filluan të kenë fëmijë “me qëllim”, momenti kur e kishte kuptuar se rinia i kishte ikur.

Tjetri tha që mënyra se sa shpejt kalonin vitet e kishin bërë ta kuptonte se sa shpejtë kalonte edhe rinia e tij.