Nga Skënder MULLIQI

Principi themelor i diktaturës është frika.Njerëzit jetojnë në gjendjen e frikës , dhe kjo bëne që të shuhen edhe ato pak ndijesi dhe  ambicie për jetë.Instikti politik transformohet në instiktin shtazor nga frika e ndëshkimit.

Po jetojmë në një vend ku për pikë të ditës  po plaqkitën më miliona euro dhe po kaq po shpërlahen në forma të ndryshme kriminale.Bie pyetja si i kan arritur të gjithë këtë pasuri këta njerëz  të kësaj elite poltike pushtetare ?Kjo po shihet edhe më gjendjën e mjerë  në të cilën është katandisur Kosova .

Kosova ka fituar pavarësinë politike, por ka fituar edhe  këta sundimitar të tipit mafioz dictatorial.Këta dictator po ndajnë gjahun e përbashklët , po i ndajnë sferat e interesit .Këto banda pushtetare kan krijuar shtëpi luksoze sikur të ishin  magnat .Kan grabitur tokat shtetërore më privatizmin të cilin e kan ba për qejfin e tyre  .

Kan paga enorme  shtetërore kur dihet së qfarë është paga mesatare në Kosovë .Kan biznese të pista mbrenda dhe jashtë Kosovës, po vozitin veturat më luksoze e shumë pasuri të paligjshme të fituara në menyrë kriminale .Kjo shoqëri po kriminalziohët gjithnjë e më shumë nga kriminelët e instaluar politik dhe kriminelët ekonomik.Këta qdo ditë po bien ndesh më ligjin dhe kushtetutën e vendit e cila në secilin  shtet demokratik konsiderohet bibel. Po pasurohen në padrejtësi sociale  duke ra ndesh më ligjet e shtetit  të cilat  vet i  kan hartuar  .

Kan krijuar për vete status të veqant në shoqëri  …kan krijuar privilegje sikur të na ishin mbretër mbi këtë tokë. I kan përjashtuar shumicen nga sistemi, i kan përjashtur nge jeta e mirë, i kan përjashtuar edhe nga e drejta për të jetuar. Askush nuk ka mundësi të fitoje ndonjë privilegj në shoqëri nese nuk I takon  klaneve dhe tarafeve mafioze politike .

Janë stopuar ndryshimet pozitive në këtë vend nga këto struktuara  të korruptuara  . Kan futur pesimizem duke krijuar një shtet problematik , një shtet më një sistem shumë të   ngatërruar , nje sistem I cili kërkon shumë vite të qmontohet . Ky sistem është degradues , është sistem I ndërtuar enkas për grupet e caktuara të interesit, për grupet mafioze dhe klienteliste .

Kjo shoqëri po kalbët ngadalë nga mbrenda. Këtë shtet nuk po  e mbron askush nga këta grabitqarë, nga këta njerëz të cilët nuk po ngopën më ndjersën dhe mundin e popullit .Mos  të preferojëm më heshtjën  , së kjo heshtje është turpi ynë që nuk lahët kurrë.Të luftojmë për principe  dhe idelale tona shekullore të rilindasëve tanë .Mos të lejojmë që ato ideale  të vdesin para syve tanë .Ta ndryshojmë pa vonuar  këtë gjendje të pa shpresë të cilën na kan krijuar qëllimisht kjo kastë politike …