Javën e ardhshme, prokuroria do ta thotë fjalën e fundit për rastin “Lagjja e trimave”. Me këtë, rasti do të hyjë në fazën përfundimtare, një vit e gjysmë pasi ai hyri në procedurë gjyqësore. Edhe pse ishte parashikuar që me fjalën përfundimtare të fillohet sot, megjithatë seanca gjyqësore u shty. Mbrojtja pohon se akuza është e gabuar dhe se prokuroria është e papërgatitur.

Nga prokuroria pohojnë se janë të përgatitur, por kanë kërkuar më shumë kohë për t’i analizuar provat.

“Shtyrja e seancës u kërkua me qëllim përgatitjen e fjalës përfundimtare dhe analizimin e të gjitha provave të lëndës. Nuk bëhet fjalë për mos-përgatitje të prokurorisë, por për seriozitet gjatë veprimit të prokurorë publikë kompetencë dhe zotimeve të prokurorisë publike për profesionalizëm gjatë përfaqësimit të akuzave në gjykatë”, nga Prokuroria Publike e RM.

Nga mbrojtja nuk zbulojnë se çfarë do të thonë në fjalën përfundimtare. Thonë se kjo do të varet nga paraqitja e fundit e prokurorisë.

Akuza për rastin “Lagjja e Trimave” u ngrit në nëntor të vitit 2016. Në grupin e parë akuzohen 29 persona, por pas disa muajve atyre u skadon afati kur gjykata mund t’i mbajë në paraburgim. Më vonë, edhe të tetë të arrestuarit në aksionin “Rrufeja” u përfshinë në procedurë. Të gjithë ngarkohen për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe për “terrorizëm”, vepra për të cilat ato pohojnë se janë të pafajshëm.  Në aksionin e Ministrinë së Punëve të Brendshme jetën e humbën 8 policë, ndërsa u plagosën mbi 30 të tjerë./alsat