Kultivuesit e shalqirit nga rajoni i Strumicës sot protestuan para Ministrisë së Bujqësisë duke hedhur dhjetëra shalqinj në rrugë, ndërsa shumë të tjerë i lanë dhuratë për ministrin e ri Lupço Nikollovski. Të revoltuar me interesimin e dobët për blerje të dobët të shalqirit dhe çmimin e ulët prej 2 denarë, kultivuesit thanë se ministria në fjalë nuk përfill fare kërkesat e tyre ndërsa tokat kanë ngelur përplot me shalqinjë.

Çdo vit shitja e shalqirit arrin 90% ndërsa këtë vit nuk kemi arrit të shesim as 40% të shalqirit. Ndërsa ato 2 denarë që i thonë se janë subvencione neve nuk do të na ndihmojnë aspak për shkak se nuk mund ta shesim shalqirin, depot punojnë dobët ose nuk punojnë fare. Nuk është e drejtë të investojmë 4 mijë euro e të fitojmë 1 mijë euro. Çfarë do të bëjmë deri në fund të vitit dhe si do ta fillojmë vitin e ardhshëm? Punët nuk janë të qarta, llogaria matemtikore aspak nuk na pershtatet. Apel Qeverisë që të dëmshpërblejë këtë popull për 1 mijë metra katror dhe jo për një kilogramë sepse shalqiri ka ngelur i pashitur- thotë një kultivues.

Pas disa çasteve, protestuesit u pritën nga zv ministri i Bujqësisë Vllaste Dimkoviq i cili premtoi se prej nesër do të angazhojë blerës për mbledhje të shalqirit në këtë pjesë të Strumicës.

Qeveria ndërmori masa dhe me vendimin për 2 denarë për kilogramë nuk u përfshinë të gjithë bujqit dhe tani po bëjmë përpjekje shtesë që të arrijmë të gjithë shalqirin e mbetur, dhe atë pjesë që është dëmtuar të arrijmë ta blejmë, Kemi kontaktuar blerësit e caktuar dhe prej nesër do të fillojmë grumbullimin e shalqirit direkt në vend ngjarje në Strumicë. Shpresoj që kjo masë shtesë që kemi marrë do të jetë frytdhënëse- deklaroi Vaste Dimkoviq, Zv-ministër i Bujqësisë.

Lidhur me këtë problem, kultivuesit e shalqirit kishin protestuar edhe shumë herë deri më tani në Strumicë por kërkesat e tyre duket se nuk u morën seriozisht nga dikasteri i Bujqësisë./alsat-m