Kukësi ka humbur mundësinë që të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Takimi mes Kukësit dhe Sheriff Tiraspol i zhvilluar sonte në Shqipëri, në ndeshjen e kthimit, kuksianët nuk ia dolën që të kalojnë rrethin e dytë të kualifikimeve, edhe pse shënuan fitore 2-1, por takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Sheriff Tiraspol, me çka siguruan kualifikimin e mëtejmë.

Kukësi që nga minuta e 35-të me golin e Eminit ishte në epërsi, kurse rezultatin e dyfishoi Pejiç në minutën e 45-të . Mysafirët arritën që të shënojnë një gol përmes Bayala në minutën e 56-të.

Klubi nga Moldavia ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 77-të. Po ashtu Kukësi humbi edhe një penallti, të cilën e priti portieri moldav, i cili ishte hero i takimit.

Kukësi po ashtu pati shumë raste, pasi goditi disa herë shtyllat e portës kundërshtare.

T mobile In article [4]

Me këtë takim Kukësi i jep fund ëndrrës për të vazhduar më tej në kualifikimet e ligës më të fuqishme në botë, Ligës së Kampioneve.

Global