Një ndër bimët më të rrezikshme në botë, po shkakton kërdinë këtë verë, kryesisht në Britani.

Bima, emri shkencor i së cilës është Heracleum Mantegazianum, është përgjegjëse për djegie të shkallës së tretë tek fëmijët dhe mund të shkaktojë edhe verbim.

Vapa e madhe e kohëve të fundit ka rritur frikën rreth përhapjes së madhe të bimës së rrezikshme, pasi ajo mbijeton në temperatura të ngrohta.

Pamjet shqetësuese tregojnë se çfarë u ndodh fëmijëve nëse ata aksidentalisht bien në kontakt me këtë bimë të rrezikshme.

Sipas “The Mirror” shumë të rinj janë shtruar në spital gjatë javëve të fundit, anekënd Britanisë së Madhe.

Por, një ndër personat e dëmtuar më shumë nga kontakti me bimën është 10-vjeçarja Lauren Fuller, nga Thornbury. Ajo po ndërtonte një strofull në brigjet e një lumi në Skoci, në vitin 2015, kur preku bimën e rrezikshme.

Në rast kontakti me të, brenda 24 – 48 orësh nisin të shfaqen skuqjet, djegiet dhe flluskat. Toksina e bimës ka ndikim mbi të gjithë, por fëmijët janë më të ndjeshëm.