Diell dhe i moti i nxehtë do të jetë vazhdimisht në rritje dhe do të arrijë deri 40 gradë, na pret nesër deri në mes të javës së ardhshme në Maqedoni.
Nesër moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare nga veriu, përcjell TetovaSot. Temperatura maksimale do të jetë nga 28 deri në 35 gradë.
Të shtunën dhe të dielën temperatura maksimale do të arrijë 37, të hënën 38, të martë 39 dhe të mërkurën 40 gradë.
Siç njoftuan nga Enti hidrometeorologjik në ditët e ardhshme në pasdite në zonat malore do të ketë kushte për shi lokale të shkurtëra dhe bumbullima të rralla./TetovaSot/