Në hyrje të ishullit Hvar të Kroacisë, këtë vikend është shfaqur një tabelë për paralajmërimin e vizituesve dhe për dënimet që pasojnë në rast të sjelljes jo të mirë.

Kryetari i komunës, Rikardo Novak, shumë më herët pati premtuar, mirëpo tani ka vendosur disa rregulla për t’i dhënë fund daljes me bikini në qytet, transmeton RTL.

Ata të cilët nëpër rrugët e qytetit dalin për të shëtitur me bikini, u pason dënim prej 600 eurove, femrat të cilat në pjesën e lartme janë me bikini dhe meshkujt në pjesën e sipërme janë të zhveshur, janë të detyruar të paguajnë dënim prej 500 eurosh, ndërsa ata të cilët të pirë ecin ose janë të shtrirë rrugës dënohen më 700 euro.

“Po vjellin në qytet, po urinojnë në çdo kënd, shëtitën pa maica, po flenë nëpër rrugët e qytetit, po sillen dhe nuk po dinë as për veten”, ka thënë Novak kryesisht për vizituesin britanikë.