Prej sot fillon kufizimi për lundrim të skuterëve dhe varkave nëpër ujërat e liqeneve natyrorë në Maqedoni. Ndalesa për lëvizje është deri 31 gusht, në periudhë prej orës 11 deri në ora 19 nëpër Liqenin e Ohrit, të Prespës dhe atij të Dojranit. Varkat megjithatë, nuk guxojnë të lundrojnë në ujërat e liqeneve prej orës 21 deri ora 5 në mëngjes.

Qëllimi i kësaj mase është ngritja e nivelit të sigurisë gjatë lundrimit dhe të pushuesve.

Për mosrespektim të kufizimit, hynë në fuqi ndalesa për lundrim dhe shqiptohet dënim.