Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj ka përkrahjen e krejt familjes Rugova për t’u bërë kryeministër i vendit.

Ai ka thënë se jo vetëm deputetja e zgjedhur, Teuta Rugova, por e gjitha familja Rugova është në mbështetje të kandidaturës së Haradinajt për kryeministër.

“Ramush Haradinaj ka përkrahjen e familjes Rugova për t’u bërë kryeministër i vendit. Kjo është shumë më shumë se vec një votë në Kuvendin e Kosovës nga Teuta Rugova. Është përkrahje e kësaj familje për një perspektivë të re për qytetarët e vendit”, ka thënë ai.