Autoritetet kubane kundërshtuan sot çdo pjesëmarrje për ndërmjetësim në Venezuelë, aleat i ngushtë i ishullit komunist, me pretendimin e legjitimitetit të presidentit Nicolas Maduro, i cili po përballet prej katër muajsh me një valë protestash ku kanë humbur jetën 100 protestues.

Zëvendëspresidenti kuban, Jose Ramon Machado hodhi poshtë në mënyrë të prerë hamendësimet e disa gazetave të huaja në lidhje me mundësinë e pjesëmarrosjes së Kubës për një ndërmjetësim ndërkombëtar mes Maduros dhe opozitës venezuelase, raporton AFP.

“Kuba kërkon respektim absolut të sovranitetit të Venezuelës. Të gjithë ata që përpiqen nga jashtë për të dhënë leksione demokracie dhe për të drejtat e njeriut, duke inkurajuar dhunën dhe terrorizmin, duhet ta lënë të qetë këtë komb”, shtoi ai duke iu referuar kërcënimeve me anë të sanksioneve ekonomike të SHBA kundër qeverisë së Maduros.

Duke denoncuar në këtë mënyrë manovrat për ndërhyrje dhe destabilizim kundër Karakasit, Machado u shpreh se i përket vetëm popullit dhe qeverisë së Venezuelës për të kapërcyer vështirësitë e tyre.

T mobile In article [4]