Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot mbajti seancë në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve lokale që, siç është paralajmëruar, me siguri do të shpallen më 6 gusht, ndërsa duhet të mbahen më 15 tetor.

Në seancë janë miratuar udhëzimet për mënyrën dhe procedurën për dorëzimin, pranimin dhe verifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, për fletëvotimet valide dhe jovalide, si dhe për përcaktimin e identitetit personal të votuesit.

Në udhëzimin për dorëzimin e listave të kandidatëve këtë vit ka shpjegime shtesë për përfaqësimin gjinor.

Siç u theksua si fletëvotim valid do të konsiderohet nëse është i rrumbullakësuar numri para shtruesit të listës gjegjësisht numri rendor para kandidatit për të cilin është përcaktuar të votojë. Si valid do të konsiderohet ai fletëvotim prej të cilit në mënyrë të sigurt dhe pa hamendësime mund të përcaktohet se për cilën listë të kandidatëve votohet.

Lidhur me fletëvotimet jovalide, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski theksoi se është konsultuar analiza ndërkombëtare e cila tregon se numri i fletëvotimeve jovalide në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore sillet midis pesë dhe shtatë për qind prej fletëvotimeve të shfrytëzuara në zgjedhjet nacionale.

T mobile In article [4]

“Edhe numri ynë i fletëvotimeve jovalide është në këtë mesatare. Derisa për zgjedhjet lokale, të cilat janë pak më komplekse varësisht prej sistemit të votimit lëviz madje deri në 9 për qind. Ne me këtë udhëzim e avancojmë udhëzimin e paraprak edhe atë vetëm në pjesën në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme”, tha Çiçakovski.

Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi në diskutim theksoi se dallimi i numrit të fletëvotimeve jovalide në dy ciklet e fundit të zgjedhjeve ka qenë i vogël. Në zgjedhjet në vitin 2016 ka pasur 37.870 fletëvotime jovalide, ndërsa në vitin 2014, 37.654. Në zgjedhjet lokale në vitin 2013, siç u tha, jovalide kanë qenë madje 49.954 fletëvotime.

Sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së, Dobre Jankovski informoi se nuk mund t’i lëshohen mjetet për konpensimin e shpenzimeve për zgjedhjet e fundit Lëvizjes BESA për arsye se xhiro llogarinë nuk e kanë pasur aktive. Këtë informacion KSHZ e ka marrë nga financat.

Atanas Urumov, anëtar i KSHZ-së, informoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për referendumin e së dielës për Kazandolin në Dojran. Janë shtypur tetë certifikata prej Listës zgjedhore, ndërsa të drejtë deklarimi kanë 2.747 persona.