Me ftesë nga Asambleja e Biznesit Evropian-EBA( Oksford, Britani e Madhe), kryetari i komunës së Zhelinës, z.Fatmir Izairi mer pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë ” Ekselencë në Kualitet”, që mbahet sot dhe nesër në Luzern të Zvicrës.
Asambleja e Biznesit Evropian-EBA, vlerëson përpjekjet e vazhdueshme të kreut të komunës, z.Izairit, për të krijuar një imazh pozitiv rajonal dhe për realizimin e investimeve në projekte ekonomike dhe shoqërore. Në kuadër të konferencës dy ditore, Komunës së Zhelinës do ti ndahet çmimi ” Flamuri i Evropës” dhe Çertifikata Ndërkombëtare e Ekselencës në Investime dhe Inovacione ( ICEII).
Përzgjedhja e komunës për t’u vlerësuar me Flamurin e Evropës” dhe Çertifikatën Ndërkombëtare të Ekselencës në Investime dhe Inovacione( ICEII) është bërë nga Këshilli ndërkombëtar i ekspertëve në bazë të një analize gjithëpërfshirëse duke marrë në konsideratë një numri të madh të kritereve siç janë: pozita gjeografike, potenciali i burimeve natyrore, potenciali ekonomik, transporti, infrastruktura idustriale dhe shoqërore, mekanizmat për mbrojtjen e investimeve, disponueshmëria e zonave të lira ekonomike dhe zonave me përparësi në rajon, transparenca dhe qasja në informacione për pjesëmarrje në projektet investuese dhe tenderë etj.
Pjesë e konferencës do të jetë edhe prezantimi mbi mundësitë e investimeve ne Komunën e Zhelinës.
Ndryshe konferenca është një organizim i përbashkët nga Asambleja e Biznesit Evropian-EBA (Oksford, Britani e Madhe),Unioni Akademik ( Oksford), Shoqata Mjekësore Evropiane ( Belgjikë) dhe Instituti Zvicëran i Standardeve të Cilësisë ( Zvicër).