Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri me bashkëpunëtorë kanë zhvilluar një takim me Presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burimet e veta, në këtë takim u diskutua për qëndrimet që do t’i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht.

Pas takimit asnjë nga pjesëmarrësit e këtij takimi nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa zyrtarët e Vetëvendosje janë larguar me një veturë nga hoteli ku u mbajt takimi.

Global

T mobile In article [4]