Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, beson se Teuta Rugova do të marrë vendim të drejtë, megjithëse thotë se secili deputet ka të drejtë vote.

“Asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë as Kadri Veselin për kryeparlamentar e as Ramush Haradinajn për kryeministër”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kanë koordinim edhe me partitë në koalicion që të mos votohet koalicioni PAN, raporton KTV.

Këto deklarata, Mustafa i ka dhënë në fshatin Shushan të Istogut, ku si kryeministër në detyrë mori pjesë në ritin tradicional “Të qethat 2017”.

Global