Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, së bashku me  delegacionin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, kanë qëndruar në komunën e Tetovës ku janë pritur nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Delegacioni nga Bashkësia e Vlorës ka qëndruar edhe në shtëpinë e familjes së Benjamin Feratit në fshatin Kamjan.
Kjo bashki atë e ka nderuar me mirënjohjen më të lartë për sakrificën e tij, kurse Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” ia ka ndarë medaljen për heroizëm.
T mobile In article [4]
Delegacion nga Vlora është pritur nga prindërit e Benjaminit, ndërsa ata kanë nënvizuar heroizmin e treguar të djalit të tyre dhe theksuan se akti i tij për të flijuar veten për të shpëtuar dy jetë njerëzish të tjerë është një vepër e rrallë edhe pse mes lotësh babai i Bunjaminit, Fadili, është shprehur falënderues për institucionet në Shqipëri, pasi veprën e djalit të tyre e vlerësojnë me mirënjohjet më të larta.
Benjamin Ferati ishte djali nga Tetova që dha jetën e tij në bregdetin e Vlorës për të shpëtuar dy jetë të tjera edhe pse nuk arrit t’i shpëtonte.
Kjo vepër e tij e humanizmit do ngel gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.