Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe eksperti evropian Piter Vanhojte dje u takuan me kryetarin e Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi me të cilin biseduan për reformat e ardhshme prioritare në media dhe për rolin e rëndësishëm të Kuvendit në zbatimin e tyre.
Siç njofton SHGM-ja, Vanhojte ka theksuar se, që Kuvendi të mund ta ndjekë dinamikën e reformave duhet të përforcohen kapacitetet e tij, posaçërisht në pjesën e organizimit në trupat e punës dhe miratimin e ligjeve mediale. Sipas tij, roli i Kuvendit për reformat mediale është i rëndësishëm edhe për shkak të procesit të seleksionimit dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit programor të Radio-Televizionit të Maqedonisë dhe Këshillit të Agjencisë për Media, i cili duhet të jetë transparent dhe në bazë të kritereve të qarta me qëllim që të zgjidhen kandidatët më të mirë të paraqitur.
Kryetari i SHGM-së Naser Selmani konsideron se Kuvendi ka rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi për sigurimin e lirisë së fjalës në vend dhe se një herë në vit duhet të organizohet debat për lirinë e fjalës, si dhe t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për përmirësim të gjendjes.
Sipas tij, Kuvendi duhet të debatojë për aktgjykimin gjyqësor nga Strasburgu, në të cilin është konfirmuar shkelja e lirisë së fjalës të gazetarëve të Maqedonisë, të cilët më 24 dhjetor të vitit 2012, me dhunë u nxorën nga galeria e Kuvendit. Debati është i nevojshëm me qëllim që të nxirret mësim nga incidenti dhe ngjarjet e këtilla të pakëndshme asnjëherë të mos përsëriten në të ardhmen.
Selmani ka kërkuar që të përmirësohen kushtet për punë të korrespondentëve në Kuvend dhe të përmirësohet dhe komunikimi me ta përmes organizimit të brifingjeve të rregullta dhe konferencave për shtyp.
T mobile In article [4]
Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me SHGM-në dhe organizatat e tjera qytetare, të interesuara që të marrin pjesë në debatet e komisioneve për ligje të veçanta. Xhaferi, siç qëndron në kumtesën e SHGM-së, ka premtuar se do të bëjë gjithçka që t’i përmirësojë kushtet për punë të gazetarëve në Kuvend dhe se do ta përmirësojë komunikimin me ta./ilirianews.mk/
Global

Comments are closed.