Lideri i VMRO dhe deputeti Nikolla Gruevski kërkesën për heqje të imunitetit e ka adresuar në komisionin për mandate dhe emërime ndërkohë që kryeparlamentari Xhaferi ka thënë se nuk ka informacione të tilla se një kërkesë e Gruevskit është dorëzuar tek komisioni.

“Nëse një kërkesë e tillë vërtetë është dorëzuar në komision atëherë procedura është e gabuar, kërkesa dorëzohet tek kryetari i kuvendit i cili më pas e dorëzon tek deputetët që dmth se më pas edhe komisioni përkatës diskuton për të, kështu është procedura, deri në këtë moment nuk kam pranuar ndonjë kërkesë të tillë nga deputeti Nikolla Gruevski”, ka deklaruar Xhaferi.

Kërkesa vjen pas akuzave që PSP i ka drejtuar Gruevskit si i dyshuar për katër raste Titanik, TNT, Tenka dhe Traektori.

Global