Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndërmerr gjithçka që është e nevojshme që ta hapë rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe me këtë ta sigurojë cilësinë e jetës së qytetarëve, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin e Kanadasë Filip Pinington.

Në takim, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Zaev ka theksuar se ka shpërngulje të madhe nga Maqedonia, kryesisht të të rinjve.

“Një prej prioriteteve të Qeverisë është sigurimi i perspektivës, vendet e punës dhe pagat dinjitoze për mbajtjen e të rinjve në vend dhe kthim të atyre që janë larguar. Për këtë qëllim u zotuam në planin ambicioz 3-6-9, në realizimin e të cilit e integrojmë gjithë shoqërinë”, ka potencuar kryeministri.

Në takim është konstatuar se politikat e këtilla inkluzive të Qeverisë së Maqedonisë dhe hapërimi drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore kanë mbështetje edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që kontribuon në ndërtimin e besimit ndaj Republikës së Maqedonisë si shtet i cili meriton të ecë përpara.

Ambasadori kanadez ka dërguar urime deri te Zaevi për marrjen e funksionit kryeministër, por edhe për formimin e Qeverisë përmes, siç ka theksuar, procesit paqësor, demokratik, pas krizës së thellë politike në vend.

Pinington e ka përshëndetur përcaktimin reformues të Qeverisë, e cila, siç ka vlerësuar, reflekton me ndryshim të dukshëm të disponimit tek qytetarët dhe optimizëm se ndryshimet pozitive në shtet po bëhen realitet. Njëherit njoftoi se Kanadaja e mbështet Maqedoninë në aspiratat në NATO.

Në takim është biseduar edhe për mundësinë për thellim të marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë në pjesën e ekonomisë. Ekziston pajtueshmëri se reformat që çojnë drejt qeverisjes së të drejtës dhe sigurim të investimeve janë mesazh inkurajues ndaj biznesmenëve kanadezë, tek të cilët ekziston interes për Maqedoninë.

I përbashkët ka qenë pajtueshmëria se rajonit i duhet stabilitet dhe shikim drejt ardhmërisë, si dhe se progresi i saj hap ardhmëri të përbashkët perspektive për të gjithë shtetet, midis të cilëve edhe për Republikën e Maqedonisë.