Mbi 200 kompani anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), do të marrin pjesë në mëngjesin tradicional afarist me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrat dikasterial.

Në prani të biznesmenëve, ambasadorëve, ministrave dikasterialë, fjalime zyrtare është parashikuar të kenë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e LOE Daniella Arsovska.

Në mëngjes do të diskutohet për çështjet më të rëndësishme ekonomike, ndërsa do të parashtrohet dhe prezantohet pako e 75 masave për reforma strukturore ekonomike në Maqedoni. Përfaqësuesit e bashkësisë afariste para ministrave dikasterialë do t’i prezantojnë sfidat me të cilat përballen dhe do të ofrojnë propozime për tejkalim mbi bazë të analizës së vërtetuar përkatëse, praktikave afariste pozitive dhe përvojave krahasuese. Pakoja prej 75 masave është në drejtim të harmonizimit me rekomandimet e BE-së për domosdoshmërinë nga zbatimi i reformave strukturore për përmirësimin e klimës investuese në sektorët specifike, pastaj integrimi rajonal ekonomik dhe afrimi drejt tregut të vetëm të BE-së.