Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev sot do të ketë takim me anëtarët e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Qëllimi i takimit, siç kumtoi OEMVP, është diskutimi për të gjitha çështjet e hapura dhe tejkalimi i tyre për krijimin e një klime më të mirë afariste dhe mundësive të barabarta për të gjithë në treg.

Takimin e organizon Oda dhe do të mbahet në hapësirat e saj, ndërsa pjesëmarrësit do të bisedojnë për politikat ekonomike dhe masat e parapara në programin qeveritar dhe problemet me të cilat ballafaqohet bashkësia e biznesit.

Fjalim hyrës do të ketë drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni, me ç’rast fjalim do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Odës, Nebi Hoxha.

Në takim është paralajmëruar prania edhe e ministrave të Transportit dhe Lidhjeve, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

T mobile In article [4]