Zyrtari i Protokollit në Kryeministri, Ardi Kika mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë. Të pranishëm në dasmën e tij kanë qenë shumë figura politike kryesisht nga LDK-ja, madje kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka bërë atmosferë duke vallëzuar në këtë dasmë.

Mustafa ka vallëzuar me këngën “Ushtrinë time”. Duket se kryeministri nuk e ka problem vallëzimin, ai është parë edhe në shumë dasma duke vallëzuar njëra ndër to ka qenë dasma e djalit të tij Besnikut.

Padyshim se atmosferë ka bërë edhe ish vallëtarja- Vlora Dumoshi.

Të pranishëm në këtë dasmë ishin edhe disa figura tjera politike nga radhët e LDK-së si: Florian Dushi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, etj

Më poshtë mund t’i shihni videot: