Kryeministri kanadez u takua me foshnjen që mban emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje ndaj tij prej prindërve refugjatë sirianë të bebes, njofton The Guardian.

Takimi u zhvillua në Calgary të shtunën, ndërkohë që bebja dymuajsh, Justin Trudeau Adam Bilan flinte i lumtur në krahët e kryeministrit që po e mbante.

Prindërit e fëmijësh, Muhammad dhe Afraa Bilan i vunë emrin e kryeministrit kanadz në shenjë falenderimi për vendin që i mikpriti ata ndërsa iknin prej luftës.

Familja siriane mbërriti në Kanada nga Damasku në shkurt të vitit të kaluar dhe djali i tyre lindi disa muaj pas mbërritjes në provincën e Alberta-s.

T mobile In article [4]