Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım sot në Ankara tha se vendosja e masave të ndalesës ndaj muslimanëve për hyrje në xhaminë Al-Aksa në asnjë mënyrë nuk kontribuon në zgjidhjen e çfarëdo problemi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse provoni që të bëni kontroll ndaj të gjithë besimtarëve, një nga një, vjen deri tek vështirësitë në kryerjen e obligimeve fetare. Prandaj, në lidhje me situatën në përgjithësi, nevojitet të merren masa të tjera. Bota islame është shumë e ndjeshme ndaj këtyre çështjeve. I rekomandojmë Izraelit se praktika e tanishme është e gabuar, sepse mbyllja e dyerve të Al-Aksës para muslimanëve, është një akt tejet radikal nën pretekstin e kërcënimit të terrorizmit dhe kjo sigurisht që nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e cilit do problem por përkundrazi. Shpresoj në normalizimin e shpejte të situatës”, tha Yıldırım.