Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe George Soros dëshirojnë tw krijojnë një Evropë “të re, të përzier dhe islamike ”.

Deklarata bombastike bënë gjatë një fjalimi në një festival në Rumani, ku lideri kontrovers  tha gjithashtu se rrethimet në kufijtë hungarezë po parandalojnë përpjekjet e Sorosit për hyrjen e myslimanëve në Evropë.

Orban theksoi se Hungaria kundërshton ardhjen e emigrantëve, për shkak se kjo do të mund të ndryshonte identitetin kulturor të vendit.

“Hungaria do të mbetet një vend ku të krishterët nga Evropa Perëndimore gjithmonë do të jenë në gjendje që të gjejnë siguri”, shtoi ai.

Orban po ashtu u shpreh se Hungaria nuk do të lejojë Bashkimin Evropian që të ketë sukses me fushatën e inkuizicionit kundër polakëve, sepse vendi i tij do të përdorë të gjitha mundësitë ligjore për të shprehur solidaritetin me Poloninë.

T mobile In article [4]

Orban ka thënë se shkalla e ulët e nacionalizmit e ka bërë Hungarinë “njw specie të nw zhdukje”

Global