Kryeministri në largim, Isa Mustafa gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në festivalin tradicional “Të Qethat 2017”, i cili mbahet për çdo vit në bjeshkët e Studenicës në Istog. Mustafa nga ky festival ka bërë thirrje që të ruhen prodhimet dhe artizanatet tradicionale.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional “Të Qethat 2017”, në bjeshkët e Studenicës në Istog. Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perë ndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.