Kështu shprehet Mnika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, përmes një postimi në Facebook.

“Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!”, vijon ajo.

Ka pasur akuza të PD-së ndaj LSI-së, se janë bërë pjesë e “pazarit”, pasi sy anëtarë të LSI në këshillin Bashkiak të Tiarës, votuan dje ‘pro’ nismës së bashkisë për rritjen e çmimit të ujit.

Këtë të enjte, LSI njoftoi përjashtimin nga grupi i këshilltarëve të të LSI-së, Genta Mezinin dhe Agim Krajën “për veprim në kundërshtim me statusin, programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI”.

“Qëndrimi dhe votimi i tyre ditën e djeshme në Këshillin bashkiak të Tiranës ka qënë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive”, tha në një dalje për mediat, koordinatorja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha.