Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje për keqqeverisjen e Edi Ramës, ku LSI ishte në koalicion.

Ajo tha se heshtja e LSI-së ishte për shkak të marrëveshjes që kishin me Ramën, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më.

“Dua të kërkoj falje edhe për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Rilindjen e Edi Ramës. Ne nuk folëm hapur dhe qartë kur nisëm të konstatonim që shqiptarët nisën të keqqeveriseshin. E bëmë këtë për hatër të marrëveshjes. Ky ishte gabimi ynë. Ne mbyllnim sytë dhe veshët kur shihnim se qindra shqiptarë ndaloheshin nga policia se nuk ishin para të paguanin energjinë”, deklaroi Kryemadhi.

Comments are closed.