Kryetari i Bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Aguilar është kurozëuar me anë të një ceremonie martesore me një krokodil të premten. Kjo vjen si pjesë e traditës indigjene që synon t’iu sjellë fat të mirë peshkatarëve vendas.
Korkodili femër u pagëzua të enjten dhe më pas u vesh me një mantel të bardhë ndrësa i mbylën gojën. Tradita kërkon që kryebashkiaku të martohet me një krokodil çdo vit.
“Me këtë ritual kërkojmë që të kemi peshkim të mirë sepse deti dhe lagunat na japin gjithçka na nevojitet,”-ka thënë Aguilar.