Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion në Rrugë (KRSKRR) bën thirrje që shoferët të kenë pushuar mirë, pa dallim nëse do të udhëtojnë gjatë ditës apo gjatë natës.

“Përparësia më e madhe e drejtimit të automjetit në udhëtime të gjata gjatë ditës është që dukshmëria është shumë më e madhe, më lehtë dhe më herët perceptohen të gjitha elementet të cilat ndikojnë në sigurinë në komunikacion, më lehtë identifikohen rreziqet potenciale, pengesat dhe situatat e mundshme të rrezikshme në komunikacion”, kumtoi KRSKRR.

Drejtimi i automjetit gjatë ditës, siç ceket, është posaçërisht i volitshëm për njerëzit të cilët përdorin thjerrëza dioptrike apo syze. Nëse automjeti është në defekt apo shoferi ndodhet në hall, shumë më lehtë arrin shërbimi për ndihmë.

Si pengesë më të madhe për drejtim të automjetit gjatë ditës konsiderohet intensiteti i rritur i trafikut. Dallimi më i madh lidhur me vozitjen e natës është që gjatë ditës shoferët shpesh i hasin kamionët e mëdhenj transportues të cilët janë të ngadalshëm dhe të cilët prapa vetes krijojnë kolona. Gjatë ditës ka tollovi më të madhe në pompat e benzinës, pikat pagesore për taksa të rrugës dhe në vendkalimet kufitare. Ngitet në temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërkaq secila pritje më e gjatë në kolonë do të thotë edhe ekspozim më i madh dhe më i gjatë në diell, e këtë më rëndë e përballojnë udhëtarët më të vegjël, posaçërisht nëse në automjet nuk ka klimë, edhe pse kjo tashmë nuk është dukuri e shpeshtë.

“Të jeni të kujdesshëm, dallimi i temperaturës së jashtme dhe të brendshme në automjet të mos jetë më i madh se shtatë gradë, ndërkaq bëni edhe pauza të shpeshta. Këshillë më e mirë është të niset në rrugë atëherë kur vozitësi do të ketë pushuar mirë”, kumtoi KRSKRR.

T mobile In article [4]

Përparësia më e madhe që haset gjatë ngasjes natën është intensiteti më i vogël në komunikacion dhe nuk ka tollovi në vendkalimet kufitare, pikat pagesore dhe pompat e benzinës. Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë natës ndodhin edhe më pak fatkeqësi komunikacioni, ndërkaq nëse ndodhin, ato janë me pasoja katatrofale.

Temperaturat gjatë natës dukshëm janë më të ulëta, e me atë edhe vozitja është më e këndshme. Nëse në pika pagesore ka qëndrime, pritja është shumë më e lehtë për shkak të temperaturave më të ulëta, ndërsa nata është periudhë kur të vegjlit flenë, kështu që shoferi ka qetësi dhe koncentrim.

KRSKRR informon se një nga veset më të rëndësishme në ngasjen  natën është ajo që dukshmëria në rrugë është dukshëm e zvogëluar dhe shumë rëndë mund të identifikohen me kohë rreziqet dhe pengesat në rrugë. Personat të cilët kanë shikim më të dobët, nuk do të duhej të ngasin natën. Gjatë ngasjes natën shpesh ndodhë që shoferët të ndjejë krizë për gjum dhe menjëherë duhet të ndalojë për të pushuar, ndërkaq që jo ndodhë më shpesh në periudhën mes orës katër dhe gjatë të mëngjesit.