SHBA-ja vendosi sot sanksione duke shënjestruar 13 zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë të qeverisë në Venezuelë, disa ditë para emërimit të një Asambleje Kushtetuse me kërkesë të presidentit Nicolas Maduro, njoftoi Thesari amerikan.

Organi i Thesarit me funksion të veçantë për të parashtruar sanksione njoftoi në një deklaratë masa ndëshkuese kundër zyrtarëve të qeverisë venezueliane dhe disa të tjerëve që po minojnë demokracinë në këtë shtet të tronditur nga një krizë e rëndë politike dhe protesta të dhunshme.