Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi dje një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në lidhje me mënyrat e zgjidhjes së krizës mes Katarit dhe fqinjëve të tij të Gjirit dhe dhënies fund financimit ndaj terrorizmit.

“Presidenti Trump theksoi rëndësinë për të gjithë aleatët dhe partnerët tanë për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Egjipti izoluan ekonomikisht si dhe në aspektin diplomatik Katarin para vendosjes së një ultimatumi që skadon në ditët në vijim në lidhje me listën me 13 kërkesa, në mesin e tyre mbyllja e një baze ushtarake turke në Katar.

Ankaraja ka marrëdhënie të mira me Dohan por gjithashtu një frymë reciprociteti me monarkitë e tjera të Gjirit, po përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësuesit.