Familja e saj mund të jetë duke kaluar një dramë të vërtetë, por kjo s’do të thotë që Kris Jenner nuk do të shijojë pushimet me të dashurin 30 vjeç më të ri. Momaxherja, sipas reporterëve mundohej të dukej e qetë teksa biri Rob Kardashian u përfshi në një lëmsh të vërtet ligjor kundër ishit të tij Blac Chyna.

E veshur me një robdëshambër ngjyrë të bardhë, e me fytyrën të trajtuar me kujdes me makeup, Kris po ngjitej në jahtin e saj luksoz teksa mbate syze dielli blu e ndiqej nga i dashuri i saj. Fotot u shkrepën të mërkurën në Saint Tropez.

Një burim tha për Us Weekly: ‘ Ajo po përpiqet të jetë e qetë. Nqs diçka e tillë do të kishte ndodhur një vit më parë ajo do të ishte tronditur keq, por tani që vogëlushja Dream është në mes të kësaj situate, dëshira e saj e vetme është që ajo të jetë mirë.’