Krimineli më i bukur në botë” Jeremy Meeks është kapur “mat” me vajzën e biznesmenit të TopShopit, Sir Philip Green.

Fotografitë e publikuara nga Daily Mail, shfaqin Meeks duke u puthur dhe në poza intime me trashëgimtaren e markës së njohur, Chloe Green, .

Çifti i ri është kapur duke shijuar pushime të nxehta në një jaht luksoz, pasi kaluan Mesdheun jashtë Turqisë.

I quajtur si “krimineli më i nxehtë në planet”, babai i tre fëmijëve ka lënë zemërthyer gruan e tij, për të cilën deri dje thoshte se do ta donte për gjithë jetën.

Kujtojmë se Meeks ishte burgosur për dy vjet në vitin 2014, për shkak të posedimit të një pistolete gjysmë automatike, ndërsa pasi u lirua siguroi shpejt një punë si model për shkak të formave të tij joshëse