Një burrë me origjinë nga Kosova ka goditur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas e ka sulmuar atë me substanca acide.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më mëngjes në një apartament në Salinatore Avenue, në Forlì të Italisë

Pas krimit, burri 37 vjeçar ka marrë dy fëmijët e tij dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Gruaja ka përfunduar në spital dhe mediat lokale shkruajnë se gjendja e saj është serioze. Ajo ka të paktën dy plagë të shkaktuara nga thika dhe djegie të shumta me acid.

Ka qenë fqinjët ata që e kanë ndihmuar me shpejtësi pas britmave të gruas, duke i hedhur ujë në përpjekje për t’i larguar acidin.

T mobile In article [4]

Ende nuk ka asnjë gjurmë rreth burrit dhe fëmijëve të tij.