Katër fëmijë të vegjël dhe një burrë janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Longaville në Atlanta.
Policia ka marrë në paraburgim mamanë e fëmijëve, këtë të enjte si e dyshuara kryesore për krimin. Sipas të dhënave paraprake, mendohet se ata janë sulmuar të pestë me thikë, ndërsa një fëmijë tjetër u dërgua në spital pasi ishte me lëndime serioze për jetën.
Mosha e fëmijëve nuk dihet ende, ndërsa në fotot e vendit të krimit duket një shtëpi e bardhë e rrethuar nga shiriti i verdhë i policisë, e cila ndodhet në Longaville 30 milje në lindje të Atlantas.