Butrint Imeri ka festuar dje ditëlindjen por ndoshta asnjëherë nuk ka qenë në “qiellin e shtatë” sikurse kësaj here

Këngëtari nuk ka vonuar sot shumë dhe ka falënderuar të gjithë fansat për urimet që i kanë bërë për ditëlindjen e tij të 21’të, shkruan GazetaExpress.

“Faleminderit krejtve per urimet e pafundme qe mi keni dergu, ma keni bo ditelindjen ma t’paharrueshme najhere, e çmoj shume çdo urim qe kom pranu edhe pse s’kom pas mundesi me ju falenderu secilit prej jush. Zoti ju rujt!”, ka shkruar Butrinti.

Ndryshe Butrinti me këngën e tij “Bella” ka hyrë fuqishëm në tregun shqiptarë, pasi që kënga e tij për dy javë sa është lansuar në kanalin e hiteve AVD Digital, ka marrë më shumë se 4.5 milionë klikime