Kremlini tani për tani nuk e komenton deklaratën për krijimin e “Mallorusisë”, por thekson se Moska e respekton Marrëveshjen e Minskut për rregullimin e konfliktit në Ukrainën lindore, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Vlladimir Putin, Dmitrij Peskov.
“Tani për tani nuk do të jap koment në këtë temë, ajo do t’i nënshtrohet diskutimit dhe analizës”, deklaroi ai.
“Pala ruse vazhdon t’i përmbahet Marrëveshjes së Minskut, gjithçka tjetër tani për tani nuk e komentojmë”, tha Peskov.