Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi deklaron se Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen brenda 15 ditëve.

E sa i përket thirrjes së Ramush Haradinajt për takim me krerët e partive tjera jashtë koalicionit PAN, Krasniqi u shpreh se si koalicion janë të hapur për të gjitha partitë.

Për Tribuna Channel ai tha se është e natyrshme që të bisedohet me secilin deputet që dëshiron ta çojë vendin përpara.

‘Tash ka fillu të rrjedh afati prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës. Normalisht që duhet të mbahet brenda këtyre ditëve por ne besojmë se nuk do të ketë ndonjë pengesë shumë të madhe. Besoj se në pjesën e parë të këtij afati do të bëhet edhe seanca konsituive dhe do të bëhet edhe betimi i Qeverisë”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit e rëndësishme është që ta kemi një qeveri më efikase, sepse sipas tij, ajo e kaluara nuk ishte e tillë.