KQZ ka nisur paraditen e sotme punën për rihapjen e 64 kutive të votimit për disa qendra ku palët politike kanë pasur pretendimet e tyre për rezultatin nga zgjedhjet e 25 qershorit.

PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Sipas përfaqësuesve të PDIU-së dhe PS-së ka mospërputhje të pamjeve filmike dhe shifrave në tabelat e rezultateve, kësisoj ata kërkojnë shtimin e numrit të qendrave të votimit.

PDIU pretendon se i mungojnë 66 vota në disa kuti votimi në Tiranë, të cilat do të mjaftonin për t’i dhënë mandatin kreut të kësaj partie Shpëtim Idrizi.