VMRO-DPMNE në kumtesë sot thekson se në mbledhjen e Komitetit Qendror të mbajtur më 29 korrik, është biseduar për, siç theksojnë, spekuliemt gjithnjë e më të zëshme se gjatë festimit të festës nacionale Ilindenit, VMRO-DPMNE gjoja do të organizojë incidente dhe dhunë.

“Komiteti Qendror gjithashtu i diskutoi edhe informatat për skenar të mundshëm nga qendra të caktuara, të inskenohet dhunë apo çfarëdo lloj incidenti gjatë shënimit dhe festimit, dhe të njejtat të imponohen si faj i VMRO-DPMNE-së dhe anëtarëve dhe mbështetësve sipas mënyrës së ngjarjeve të 27 prillit të këtij viti, pas çka do të pasonin ndjekja dhe gjahu kundër aprtisë, anëtarësisë dhe kryesisë, dhe do të ishin në drejtim të shkeljes së imazhit të VMRO-DPMNE-së para opinionit vendor dhe ndërkombëtar si parti demokratike”, qëndron në kumtesë.